LAJMET E MBRËMJES

Kurti prezanton 6 kushte për Asociacionin, opozita e akuzon se ia dha dritën e gjelbër atij

Foto: Alban Bujari / KOHA
Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës kryeministri Albin Kurti i ka paraqitur 6 kushte pas plotësimit të të cilave ai tha se do ta themelonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Për to pati disa kritika nga partitë opozitare të cilat thanë se kryeministri i Kosovës tashmë është pajtuar për të themeluar Asociacionin. Kushtet e Kurtit kanë nxitur debat të gjatë e të ashpër brenda seancës së Kuvendit të Kosovës.

Diskutimin jashtë rendit të ditës që deputetët opozitarë e nisën me koeficientin e Ligjit të Pagave në Kuvend, deklarimi i kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin ua devijoi tërësisht.

Kryeministri paraqiti 6 kushtet që i ka vendosur ndaj kërkesës ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit.