LAJMET E MBRËMJES

EULEX-i ndihmoi në ndërrimin e policëve të bllokuar në Leposaviq tash e dy javë

 

Situatë e qetë e ka shoqëruar ditën e 16-të të bllokadave në veri të Kosovës. Pas dy javësh, zyrtarët policorë të stacionit në Leposaviq kanë arritur që të ndërrohen me kolegët e tyre. Ndërrimi i tyre, është ndihmuar nga misioni i EULEX-it. Ekipi mjekësor i këtij misioni, ka ekzaminuar edhe ish-zyrtarin policor Dejan Pantiq, i arrestuar për sulmin ndaj policëve e zyrtarëve të komisioneve komunale zgjedhore, në fillim të dhjetorit.

Dy javë pas, policët në stacionin policor në Leposaviq, janë ndërruar me kolegët e tyre.

Shkaku i bllokadave, të vendosura tash e 16 ditë, ata kanë mbetur të bllokuar në këtë stacion policor.