LAJMET E MBRËMJES

BE-ja: Dakordimi për targat, hap drejt procesit të normalizimit të marrëdhënieve

 

Reagime të shumta kanë përcjellë arritjen e dakordimit mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me targat ilegale. Marrëveshja është mirëpritur nga SHBA-ja, derisa me sqarime për të kanë dalë BE-ja e Serbia. Bashkimi Evropian ka thënë se është hapur rruga për diskutime më të rëndësishme, kurse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se për normalizim të marrëdhënieve kanë kusht tjetër, formimin e Asociacionit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur arritjen e dakordimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se me marrëveshjen është bërë një hap i madh para drejt garantimit të paqes e stabilitetit në rajon.