LAJMET E MBRËMJES

Rreth 10 të shtëna në drejtim të forcave policore nga pjesa tjetër e liqenit të Ujmanit

Foto: Driton Paçarada\KOHA
 

Disa zyrtarë policorë janë vënë të shtunën në cak të një sulmi me armë zjarri, derisa po e vendosnin një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit. Nga të shtënat në drejtim të tyre nuk është shkaktuar ndonjë i lënduar.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 11 e 25 minuta, teksa ende nuk është e ditur se kush qëndron prapa tij.