LAJMET E MBRËMJES

Samiti i BE-së zhgënjen vendet e Ballkanit Perëndimor

 

Liderët e dy vendeve të rajonit, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, janë shprehur të zhgënjyer me rezultatet e Samitit të Bashkimit Evropian.

Pas përfundimit të tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se i vjen keq për Bashkimin Evropian, derisa ka treguar se si presidenti i Këshillit Evropian ua ka kufizuar kohën e deklarimeve.