Me 45 vota pro dhe asnjë kundër, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Prishtinës u emërtua me emrin e humanistit “Dr.Gani Demolli”.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku, tha se emërimi i QKMF-së me emrin Gani Demolli e nderon punën e humanistit dhe të gjithë ekipit mjekësor që kanë shërbyer gjatë viteve ‘90.
Pro propozimit u deklaruan të gjithë përfaqësuesit e partive politike.
Megjithatë Bahri Gashi, kryesues i asamblistëve të AAK-së tha se arsyetimi nga drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku duhet të plotësohet.
“Arsyetimi nuk ishte i duhur të lutem ndërroje e ne e votojmë. Askund nuk u cek për bashkëpunimin që ka bërë Gani Demolli me të gjitha zonat e luftës. Po ashtu duhet të futet se Kosova ka qenë e robëruar sepse nuk po jepet arsyetim kjo. Ai staf është rrah e maltretuar, vra e disa edhe të zhdukur prandaj këto duhet të jenë në arsyetim”, ka thënë Gashi.
Më 21 qershor pritet të bëhet përurimi i QKMF-së, në Ditën e Shëndetësisë në kryeqytet.
-
QKMF-ja në Prishtinë nga sot do të mbajë emrin “Dr. Gani Demolli”
-
QKMF-së në kryeqytet i vihet emri “Dr. Gani Demolli”
-
Shëndetësia primare në Prishtinë nga tani identifikohet me figurën e humanistit Gani Demolli
-
Hamza: Sigurime shëndetësore, barna falas e shërbime cilësore
-
Ngec projekti për mjekun familjar