Rreth 20 kilometra larg Prizrenit të pasur me trashëgimi kulturore, është një tjetër vend që mund të konsiderohet rezervat i aseteve të kulturës materiale. Është fshati Zym, që historikisht njihet si qendër e rëndësishme kombëtare shqiptare.
Për më tepër, natyra magjepsëse e Zymit e kombinuar me arkitekturën e vjetër, që megjithatë ka humbur goxha, është peizazh i jashtëzakonshëm, shkruan sot Koha Ditore.
I ndodhur në një lartësi në krahasim me Prizrenin, qytetin e vjetër e sheh si në pëllëmbë të dorës. Por jeta në këtë fshat nuk është e lehtë. Pikërisht për këtë, shumë banorë e kanë lëshuar fshatin për të migruar.
Shumica e tyre ndodhen në vendet ballkanike, për të punuar me zanatin e trashëguar të furrtarit. Kanë bërë shtëpi të reja për t’i lënë të zbrazëta, e për t’i vizituar në pushime.
Në mesin e shtëpive monumentale aty është edhe ajo në të cilën ka lindur aktorja e shquar shqiptare, Katarina Josipi. Në fakt kjo më shumë është një monument kujtese.
Pos mbase më shumë sesa për Katarina Josipin, Zymi lë vend për At Shtjefën Gjeçovin...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)