Një lloj valixheje e sheshtë, e hapur, por e gatshme për t’u palosur shpejt e për t’ia mbathur nga inspektorët që s’e lënë rehat, është vendi i ekspozitës së punëdoreve.
Në një prapavijë të zezë në formë sfungjeri janë të vendosur emra vajzash. I ka krijuar prej teli të argjenduar, mjeshtri i këtij zanati Bujar Mullaliu.
Ai është 53-vjeçar, e thotë se pak e ka lëshuar shpejtësia. Por në Kroaci, atje ku e mori zanatin 40 vjet më parë, ishte shpërblyer për shpejtësinë. Për 16 sekonda e kishte shkruar një emër me 6 shkronja, shkruan sot Koha Ditore.
Në një rrëfim nga mesi i bulevardit “Nënë Tereza” në Prishtinë, Mullaliu shëtit nëpër Kroaci, e kujtimet e çojnë edhe në Spanjë e në vende të tjera të Evropës. Është krenar për jetën prej artisti e bohemi, që thotë se e ka të mbushur me aventura. Kthehet në qytetet e Kosovës për të treguar se e punon këtë punë për qejf.
Mësuesi kroat, për inat të një serbi
Bujar Mullaliu nuk e kishte menduar se do të punonte me këtë zanat. I është falënderues një burri kroat, të cilit ia kujton vetëm emrin, Ivica, e që thotë se në njëfarë mënyre ia la me zor zanatin në dorë.
Si 13-vjeçar ai me një kamerë kishte shkuar në ishullin Rab të Kroacisë, atje ku ishin edhe vëllezërit e tij, e që punonin si piktorë. Bënin portrete të pushuesve, aty nga viti 1989....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)