Përshtatur prej David Hare nga një monolog që e performoi në skenë në Londër dhe në “Public” në New York, vepra e animuar “Wall” nis me një aeroplan që mbërrin në Izrael dhe mbaron me një aeroplan që fluturon.
Perspektiva e “Wall” është e një autsajderi që mundohet t’i japë kuptim një situate të huaj, të ndërlikuar në mënyrë të pamundshme – por natyrisht, ai kualifikohet si insajder dhe i cili si autsajder është pjesë e asaj çfarë i intereson Haret, shkruan sot Koha Ditore.
Titulli i referohet murit që ndan Izraelin dhe Bregun Perëndimor. (Shoqëruesi i Hare në shfaqje, “Berlin”, merret me pengesën që ndan qytetin gjerman.) Me kombinimin e skenave emocionuese dhe interpretimeve të atypëratyshme, animatori kanadez, Cam Christinsen, i jep jetë vizuale fjalëve të Haret.
Pamjet filmike – bardhezi me nuanca strategjike ngjyrash – lëvizin ndërmjet abstraktes dhe të prekshmes. Gjatë diskutimit të Hares për ndërtimin e murit, copëza betoni bien nga qielli. Afër fundit të filmit, grafitet e animuara përshkruajnë pamjen e largët detare, që është një skenë imagjinare.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Përfshirja e veçantë e portierit Martinez në golin e parë të Argjentinës
-
Nga Muri i Berlinit te Kosova: Kur historia lidh fatet e kombeve
-
Ministri izraelit shpërndan video duke abuzuar aktivistët ndërkombëtarë, reagon bota
-
“Çajtorja” e Petrit Halilajt në Berlin, Kosovë që s’digjet nga nacionalizmi serb
-
“Interneti mund të hapë debate, por rrallë arrin mrekullinë e teatrit”