Sipas një deklarate të lëshuar nga Desert Research Institute në Reno, Nevada, Joe McConnell, nga ky institut, Michael Sigl nga Universiteti i Bernit, dhe një ekip ndërkombëtar i kolegëve të tyre kanë gjetur dëshmi se dy shpërthime vullkanike në koret e akullta të Arktikut mund të kenë kontribuuar në rënien e Republikës romake dhe mbretërisë ptolemeje të Egjiptit.
Dy vjet ndotje nga shpërthimet mendohet të kenë ngacmuar rënien e skajshme të temperaturave dhe rritjen e të reshurave në botën e atëbotshme mesdhetare. Arkeologu Andrew Wilson nga Universiteti i Oksfordit, ka shpjeguar se ndryshimi i motit me gjasë shkaktoi pakësimin e drithërave dhe shtoi vështirësitë në transport, duke kontribuuar në zi buke dhe sëmundje të përshkruara në burimet e vjetra, transmeton KOHA.
Dukuria atmosferike e përshkruar si ogur në kohën e vrasjes së Jul Çezarit mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i Malit Etna në Sicili në vitin 44 para erës sonë, përderisa analizat e hirit nga një ngjarje e dytë masive ka ndodhur me rastin e shpërthimit të vullkanit Okmok II, që ndodhet në ishullin Unmak të Alaskës. McConnell ka thënë se studiuesit kanë spekuluar prej kohësh se shpërthimet vullkanike kanë kontribuuar në trazirat e atëhershme.
-
Vritet një ushtar amerikan e një tjetër plagoset pas një sulmi iranian në Irak
-
Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës
-
Gjallesa e Antarktidës mund të ndihmojë në zhvillimin e ilaçit të ri kundër melanomës
-
Venezuela goditet nga dy tërmete të fuqishme, besohet për numër të madh të viktimave
-
Çka është “Blloku Omega” që po shkakton valën e të nxehtit intensiv në Evropë?