Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Vjeshtë e ngrime” për dhimbjet e luftës

Një katedrale letrare për familjarët e masakruar në luftën e fundit në Kosovë, më 1998 në Obri të Epërme, është vlerësuar “Vjeshtë e ngrime”.

Libri i Naxhije e Blerim Gashanit u promovua të enjten në bibliotekën kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë vepër, autorët ia dedikojnë Mihane Gashani-Deliut, motrës së tyre, dhëndrit dhe nipit që ishin vrarë mizorisht në luftë, por në të njëjtën kohë u dedikohet gjithë dëshmorëve e viktimave të rënë asokohe. Ceremonia përuruese, e mbajtur pikërisht në Ditën e të Pagjeturve, është përmbyllur me një fjalim të Blerim Gashanit.

“Kemi fituar nënë, kemi fituar se kemi mbetur njerëz. Filmi ‘La vita e bella’ (Jeta është e bukur), me aktorin legjendar Roberto Benigni, përfundon me një brohoritje të çunit hero. ‘Ne kemi fituar’, klith nga gëzimi djaloshi dhe ngrit duart lart nga qielli. Edhe ne kemi mbetur njerëz. Dhe ky është triumf i vërtetë. Sepse, jemi të bindur, lufta më e vështirë në historinë njerëzore, është lufta për të mbetur njeri”, ka përfunduar fjalimin ai.

Sabit Rrustemi, redaktor i librit, veprën e dy autorëve e ka cilësuar si “një përmendore letrare dhe për kujtesën”.

Ndërsa Halil Matoshi, recensent i librit, e ka identifikuar këtë libër me ndjenjën e dhimbjes.

Edhe Lufta s’ka përfunduar ende për familjet që presin t’u zbardhet fati i të dashurve të zhdukur Arbëri 4 muaj më parë Lufta s’ka përfunduar ende për familjet që presin t’u zbardhet fati i të dashurve të zhdukur

Recensenti i librit, poeti Adem Gashi, ka thënë se në lirikat e Naxhie Gashanit paraqitet dendur fjala “dhembje” dhe e njënjëshmja dhe e ndryshmja, “dhimbje” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.