Kulturë

Violinisti i tingujve të optimizmit

“Loja e tij është pafundësisht elegante dhe optimiste”, është një prej vlerësimeve që i është bërë atij.

Optimizmi ka kohë që bashkëjeton me violinistin. Ishte 12 a 13 vjeç kur shpresa lindi në vendin e tij. Pikërisht në atë moshë Shqipëria hodhi disa hapa drejt demokracisë dhe hapjes ndaj botës.

Optimizmi ishte ai që gjëllinte në shoqërinë shqiptare pas gati gjysmë shekulli diktature e izolimi. Asokohe shumë shqiptarë ia kishin mësyrë Evropës e përtej saj. Ishin në kërkim të lirisë së plotë. E për këtë arsyet më të mëdha i kishin artistët.

“Kur u ndërrua sistemi, arti ishte gjëja e fundit që njerëzit mendonin në krijimin e një rendi të ri dhe si artist duhej të mendoje që të marrësh frymë atë që të jep jetë”, thotë violinisti virtuoz Rudens Turku, kur kujton kohën e ikjes së tij në Gjermani bashkë me familje./Sh.Maxharraj

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)