Në një botë të mbushur me të qeshura dhe habi, ekziston një vend magjik ku gjallërohen notat e ëndrrave të fëmijërisë. Bëhet fjalë për orkestrën e fëmijëve “Amadeus”, aty ku në kryeqytet muzikantë të vegjël mblidhen dhe me instrumentet e tyre krijojnë melodi.
Të mbushur me një pasion të madh për muzikën dhe një dëshirë për të shfaqur talentin e tyre, fëmijët e orkestrës së bashku me korin mblidhen në hapësirat e shkollës së muzikës “Amadeus”, ku të qeshurat, emocionet dhe tingujt e ëmbël të instrumenteve krijojnë një atmosferë fantastike.
Nën udhëheqjen e dirigjentit Vehbi Shosholli, fëmijët filluan të interpretonin këngën “O vendi im”. Secili prej tyre luante me shumë dashuri në instrumentin që ka përzgjedhur. Disa interpretonin në instrumente harkore, disa në frymore, kurse disa të tjerë në instrumentet me goditje. Mirëpo, të gjithë së bashku të koordinuar krijonin tinguj të mrekullueshëm.
Këngët “Për ty atdhe” dhe “Pse jemi të ndarë” ishin disa prej këngëve që interpretonin solistët Arjona Ramadani, Art Grajçevci dhe Leona Ferati, të shoqëruar nga orkestra dhe kori. Secili fëmijë kontribuonte me zërin e tij unik në veprat që ata krijonin së bashku.
Rrugëtimi i orkestrës së fëmijëve përtej muzikës u dhuron atyre mësime të vlefshme jetësore. Ata mësojnë disiplinën, këmbënguljen dhe rëndësinë e përkushtimit. Përmes pjesëmarrjes në një orkestër, ata zbulojnë se me praktikë dhe vendosmëri, mund t’i kapërcejnë pengesat dhe të arrijnë përsosmëri.
Tani ishte radha që orkestra të performonte veprën “Central Park”, përmes së cilës dhe shumë veprave të tjera ata kanë mësuar rëndësinë e dëgjimit të njëri tjetrit. Gjithashtu, fëmijët kanë kuptuar se të luash në harmoni me të tjerët kërkon aftësi individuale dhe një bashkëpunim me anëtarët e tjerë.
Edhe
“Amadeusi” ia rikonfirmon edhe publikut vendor potencialin e gjeneratës së re
Më shumë për këtë dhe idenë e formimit të një orkestre të tillë na tregoi themeluesja e orkestrës, Hana Petrovci Fetahu.
Secila performancë e orkestrës krijonte gëzim, frymëzim dhe besim se gjithçka është e mundur kur e ndjek pasionin që ke.