Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Videolojërat “Made in Kosova”

Trendi i videolojërave në botë, bashkë me zhvillimin e teknologjisë ka marrë hov, duke u shndërruar në një industri të madhe e fitimprurëse.

Kosova si një vend i vogël, nuk është se ka të zhvilluar një industri të veten në këtë drejtim, por Lekë Sahatqija, një “software developer” i ri nga i cili ka krijuar kompaninë e tij, sheh potencial në këtë fushë. Ai konsideron se Kosova në fushën e zhvillimit të videolojërave ka të ardhme, shkruan sot Koha Ditore.

Vizionet e tij për të ardhmen e kësaj industrie në vend janë të qarta, dhe këtë mëton ta bëjë duke nxjerrë në treg produktet e tij. Sahatiqija tashmë ka zhvilluar disa lojëra kompjuterike të cilat i ka lansuar, dhe të tjera që është duke i testuar në tregun amerikan.

“Pizza Tales”, “Neuron”, “Gravity” janë vetëm disa prej lojërave që ai ka zhvilluar, derisa është në proces të përfundimit edhe të “Mirror Jump” dhe “Flower’s Journey”...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)