Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Vetëm harkorë” në një rrugëtim me shtatë instrumentistë

Në skenën e improvizuar brenda amfiteatrit të Bibliotekës Universitare, nën temperatura të ulëta, shtatë muzikantë i dhanë shpirt mbrëmjes koncertale në të cilën u respektua rregulli i prerë: vetëm harkorë.

Vetëm tinguj instrumentesh harkore, u dëgjuan në mbrëmjen e nëntë të festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale “KamerFest”. Duo, trio, kuartet dhe çello-sekstet kanë qenë kombinimi për shpalosjen e programit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Violonçelistë nga Kosova, Maqedonia, Gjermania e Greqia u bënë bashkë në skenë sipas radhës që përcaktohej nga vepra që interpretohej.

“Vetëm harkorë” bëri bashkë violonçelistët Frank S. Dodge, Antonio Gashin, Miltiades Cassaras, Vjosa Berisha-Abdullahun, Arian Zherkën dhe Fjolla Asllanajn e atyre iu bashkua edhe violinisti Blerim Grubi.

“Eyeglasses duo” për violë dhe çello e Beethovenit, nën interpretimin e Dodge dhe Grubit, i hapi rrugë udhëtimit muzikor me harqe. E shkruar për violë dhe çello në Emajor, vepra u interpretua nga Dodge dhe Grubi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.