Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Veshjet kombëtare ekspozohen në Etno Fest

Etno Fest 2018 që është duke u mbajtur në Kukaj të Prishtinës edhe në këtë edicion nuk kanë munguar ekspozimi i veshjeve kombëtare shqiptare.

Në Ditën e Diasporës janë ekspozuar veshjet kombëtare të etnografes, Erodita Qorkadiu, transmeton Koha.net.

Ekspozita “Veshja tradicionale dhe moderniteti”, të kësaj autore, është hapur në ambientet e Etno Teatrit më 5 gusht, kurse një ditë më vonë ishte bërë edhe një sfilatë.

Mysafirë special në këtë edicion ishin Arbëreshët e Italisë, të cilët kanë bërë edhe një performancë.

Qorkadiu bën të ditur se këto veshje kombëtare më parë ishin ekspozuar në Belgjikë, Francë, Bullgari, Kroaci, Maqedoni e Shqipëri.

Edhe Në “Ditët e Mbretëreshës Teutë” në Kroaci ekspozohen veshje kombëtare e skulptura Kulturë Në “Ditët e Mbretëreshës Teutë” në Kroaci ekspozohen veshje kombëtare e skulptura

“E kam sjell në Kukaj për shkak se ishin Ditët e Diasporës, e kam ftes që ta dërgoj edhe në Slloveni, Itali, Gjermani dhe Amerikë”, ka thënë ajo.

{gallery}