Mbi gjashtëdhjetë vepra, të cilat para viteve ’90 ishin shpërndarë jashtë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, e që janë rikthyer në fondin e këtij institucioni, përbëjnë ekspozitën e titulluar “Vepra të kthyera”.
Ekspozita pa kurator, është hapur të dielën dhe hyrja në të për vizitorët ka qenë falas, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Vepra të kthyera” do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë muajit gusht, dhe në të përfshihen vepra të piktorëve më të njohur shqiptarë të cilët krijuan gjatë kohës së diktaturës.
Deri vonë, këto vepra kanë qëndruar nëpër institucione të ndryshme shqiptare, duke nisur nga Kryeministria, Kuvendi, Ministria e Jashtme dhe pothuajse çdo institucion publik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Piktura e skulptura me histori të veçantë ekspozohen në Galerinë Kombëtare
-
Vepra me histori të veçanta të 90 piktorëve shqiptarë çelet në GKA
-
“Nga arkivi: Të fala shoqërore” hap letrat e dekadës së parë të Galerisë
-
“I kemi 12 orë – kinse art” 20 vjet pas me pyetjet e njëjta
-
Thesari prej 300 mijë eurosh i artit të blerë nga shteti luan me kontraste