Vepra e autorit të shquar arbëresh, Fraçesko Anton Santori, do të botohet e plotë sivjet, me rastin e 200-vjetorit të lindjes së tij.
Kështu ka bërë me dije Francesco Altimari, linguist i shquar në Universitetin e Kalabrisë, teksa ka folur për veprat e pabotuara të Santorit. Fraçesko Anton Santori ka lindur më 1819 në Picilia të Kozencës në Itali.
Ai ka shkruar vepra letrare gjinish të ndryshme: poezi, drama, tregime, novela dhe madje edhe romane, në shqip dhe italisht.