Christopher Plummer, aktori i pashëm që fitoi një sërë çmimesh, që portretizoi karakterin e Captain van Trappit në filmin ikonik “The Sound of Music” dhe që në moshën 82-vjeçare u bë fituesi më i vjetër i çmimit në gjithë historinë e “Academy Awards”, ka vdekur të premten. Ai ishte në moshën 91-vjeçare.
Plummer ka vdekur në mëngjesin e së premtes, në shtëpinë e tij në Connecticut, i rrethuar nga bashkëshortja Elaine Taylor, ka thënë Lou Pitt, miku dhe menaxheri i tij i kahershëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke qenë i përfshirë për më shumë se 50 vjet në industrinë e filmit, Plummeri ka vënë nënshkrimin mbi një sërë projektesh filmike. Ai ka qenë fytyra e filmit “The Girl With the Dragon Tattoo”, i ka dhënë zë kryepersonazhit të filmit të 2009-s “Up” dhe është shfaqur si avokati dinak në “Inherit the Wind” të Broadwayit.
Por, ishte paraqitja e tij kundruall Julie Andrewsit, si von Trappi, ajo që e bëri atë yll. Ai ka portretizuar rolin e një kapiteni australian i cili duhej larguar prej vendi me familjarët e tij muzikantë për t’i shpëtuar shërbimit në ushtrinë naziste. Këtë rol ai e kishte vajtuar si “të pa humor dhe njëdimensional”. Gjatë tërë jetës së tij, Plummeri iu referua filmit si “The Sound of Mucus” apo “S&M”.
“Jemi munduar aq fort që t’i japim sado pak humor”, kishte thënë ai për agjencinë “Associated Press” gjatë 2017-s. “Ishte pothuajse e pamundur. Ishte një agoni e vërtetë puna që këtë djalosh të mos e paraqesim si një figurë prej kartoni”.
Megjithëkëtë, roli e katapultoi Plummerin në kulmin e famës, ani pse ai kurrë nuk i mori meritat e kryeaktorit, përkundër flokëve të tij të thinjura, pashmërisë dhe theksit të mprehtë anglez. Atij i pëlqenin pjesët më karakteristike, meqë i konsideronte si më “prej mishi e gjaku”.
Plummeri ka përjetuar një renesancë filmike më vonë gjatë jetës, e cila nisi me performancën e tij të vlerësuar lartë si Mike Wallace në filmin e 1999-s të Michael Mannit “The Insider”. I vazhdoi me filmat “A Beautiful Mind” të vitit 2001 dhe me atë të 2009-s “The Last Station”, në të cilin e portretizoi Tolstoyin në gjendje të përkeqësuar për t’u nominuar me një çmim “Oscar”.