Sot, ka ndërruar jetë profesori dhe shkrimtari, Isa Behrami, nga fshati Vinarc i Epërm, komuna e Mitrovicës.
Ai tërë jetën ia përkushtoi arsimit, duke punuar si profesor, inspektor i arsimit dhe drejtor i shkollës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsa Behrami për një kohë ka punuar edhe në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP).
Pas vetes, ka lënë vepra të çmuara për kulturën në përgjithësi dhe për folklorin në veçanti.
Në vitin 2012, ai botoi monografinë “Lugina e Ibrit të Epërm”.
Në mënyrë të vazhdueshme, Behrami është marrë me mbledhjen e folklorit tonë që nga fundi i viteve ’60, e që si rezultat i kësaj pune doli libri me “Anekdota popullore”, publikuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.
Ndërsa, para një viti ai ka publikuar librin e tretë dhe kryesorin: “Tinguj çiftelie - rapsodi”, me njëzet e dy këngë, me mbi treqind faqe