Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare shkrimtari Arif Demolli. Përveç në arsim, i ndjeri punoi në revistën “Bota e Re”, në Televizionin e Prishtinës, revistat “Fjala”, “Pionieri” dhe në fund në Ministrinë e Arsimit.
Arif Demolli lindi më 2 maj 1949 në Gllogovicë të Prishtinës. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse në Prishtinë mbaroi shkollën e mesme normale dhe fakultetin filozofik, grupin e gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Pos në arsim punoi në revistën “Bota e Re”, Televizionin e Prishtinës, “Fjala”, “Pionieri” dhe tani në MAShT, në Prishtinë.
Tregimet e tij janë përfshirë në panorama dhe në antologji të ndryshme të prozatorëve shqiptarë. Librat “Ballkonet e një qyteze” dhe “Pëllumbat e kujtimeve” i janë ribotuar edhe në Tiranë. Më 1981 u burgos dhe u dënua me dy vjet burg, kurse deri më 1990 mbeti pa punë dhe pa të drejtë botimi të veprave të tij.
Për romanin “Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie” mori çmimin “Pjetër Bogdani” të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin “Pse gjirafa ka qafë të gjatë” mori çmimin letrar “Vehbi Kikaj”.
Është autor dhe bashkautor edhe i disa librave të leximit.