Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, Selim Arifi, bën të ditur RTK-ja.
Ai ishte gazetar e redaktor përgjegjës i Radio Prishtinës gjatë shumë viteve.
Ai raportoi për ngjarje madhore e të rënda nëpër të cilat kaloi Kosova gjatë tri dekadave të fundit të shekullit të kaluar.
Varrimi i Selimit bëhet sot në fshatin Rimanishtë, në vendlindjen e tij, në orën 19:00.