Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdes në moshën 86 vjeçare animatori i njohur i “Roger Rabbit”

Foto: Getty Images

Richard Williams, animatori fitues i çmimit Oscar që punoi në filmin e njohur “Who Framed Roger Rabbit”, ka vdekurën moshën 86 vjeçare.

Williams, që ka lindur në Toronto por është zhvendosur në Britani të Madhe në vitet e ’50-ta, ka fituar dy çmime Oscar dhe një Bafta për punën e tij si regjisor animacioni për filmin e vitit 1988, ku rolin kryesor e kishte Bob Hoskins, raporton BBC.

Fituesi i trefishtë i Oscarit dhe i Baftas ka punuar edhe në dy filmat “Pink Panther” dhe në “Casino Royale”, transmeton Koha.net.

Williams vdiq në shtëpinë e tij në Bristol të premten, ka njoftuar familja e tij.

Williams, që ishte edhe aktor i zërave dhe shkrimtar, kishte thënë se Borëbardha – të cilën e kishte parë në moshën 5 vjeçare – i ka lënë “përshtypje të jashtëzakonshme” atij.

“Sa isha fëmijë, gjithmonë kam dashur të shkoj në ‘Disney’. Isha fëmijë i mençur, nisa të merresha me vizatime dhe kështu hyra në ‘Disney”, kishte thënë ai më 2008 për BBC-në.

“Ata bënë një tregim për mua, ndërsa unë qëndrova aty për dy ditë... mund të imagjinoni se çka do të thotë kjo për një fëmijë”.

Edhe Robert Redford – ikona shpërfillëse e Hollywoodit, artisti i kauzave Kulturë Robert Redford – ikona shpërfillëse e Hollywoodit, artisti i kauzave

Pas kësaj, ai ishte këshilluar të mësonte të vizatonte si duhet dhe pranoi se kishte “humbur krejtësisht interesimin për animacion” derisa nuk i mbushi 23 vjet – kur iu kushtua krejtësisht artit.

Filmi i tij i parë, “The Little Island”, u lansua më 1958 dhe fitoi një Bafta, ndërsa adaptimi i tij animacion i “A Christmas Carol” më 1971 bëri që ai të fitonte Oscarin e parë.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Williamsi shkroi edhe një libër me këshilla me titull “The Animator's Survival Kit”.