Kulturë

Vdes kritiku i filmit Barry Norman

Sot në moshën 83 vjeçare ka ndërruar jetë kritiku i filmit, gazetari dhe ish-prezantuesi në BBC, Barry Norman.

Norman ishte një prej zërave më kritikues të filmave dhe intervistave të ndryshme, transmeton Koha.net.

Norman fillimisht u bë i njohur si prezantues në BBC, ku aty punoi gjithsej 26 vjet, e që më pas u largua për të punuar si gazetar në Sky News.

Ai gjithashtu ka realizuar dokumentar të zhanrit argëtues dhe ka shkruar kolona të ndryshme për The Guardian dhe Radio Times.

Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tony Hall, e ka cilësuar Norman si “prezantues i klasit të parë dhe kritik i madh”.

Image