Kulturë

Vdes grimerja e njohur shqiptare, Marigona Obertinca

Ka vdekur në moshë të re grimerja kosovare, Marigona Obertinca. Sipas familjarëve, ajo vuante nga një sëmundje. Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes postimeve në rrjetet sociale.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 23/11/2020 pas një sëmundje të shpejtë ndërroi jetë më e dashura jonë Marigona Obertinca. Ceremonia e varrimit do të bëhet me rrethin e ngushtë familjar, njëherit ju bëjmë me dije për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame”, thuhet në njoftimin e familjes.

{gallery}