Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq në QKUK një grua nga Shtimja, Policia nis hetimet

QKUK

QKUK

Një grua nga Shtimja ka vdekur të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndonëse nuk janë bërë të ditura shkaqet, në raportin e Policisë thuhet se pacientja ka vdekur rreth orës 00:15.

Rasti është duke u hetuar.

“Nga QKUK është raportuar se pacientja femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar aty, ka ndërruar jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.