Sidnej, 24 tetor – Muzikanti i njohur australian dhe mentori i AC/DC, George Young vdiq dje pas një sëmundjeje, njoftoi familja e tij.
“Me dhimbje në zemër duhet të njoftojmë vdekjen e vëllait dhe mentorit tonë, George Young”, shkruan grupi i njohur i muzikës rock AC/DC në website e tij.
“Pa ndihmën dhe drejtimin e tij nuk do të kishte AC/DC”, thekson grupi.
”Young ishte 70 vjeç”, njoftoi rrjeti informativ ”Rundfunk ABC”.
Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur, pas kërkesës së familjes së tij.
Young ishte vëllai i themeluesve të AC/DC, Angus dhe Malcom Young.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes kitaristi i AC/DC
-
“AC/DC” planifikon albumin e ri me këngët e fundit të Malcolm Young, thotë Dee Snider
-
Quincy Jones, legjenda amerikane e muzikës vdiq në moshën 91-vjeçare
-
Vdiq në moshën 70-vjeçare vëllai i Michael Jacksonit, Tito
-
Colin Burgess – bateristi që shenjoi historinë e rockut me “AC/DC”