Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdes bashkëkrijuesi i superheronjve Spider-Man dhe Doctor Strange, Stephen Ditko

Ka vdekur në moshën 90 vjeçare bashkëkrijuesi i superheronjve të Marvelit, Spider-Man dhe Doctor Strange, Stephen Ditko.

Zëdhënësi i Policisë së New Yorkut, George Tsourovakas ka konfirmuar për CNN se Ditko ishte gjetur i vdekur më 29 qershor në një apartament në Manhattan, transmeton Koha.net.

Ditko kishte lindur më 2 nëntor dhe 1927 në Johnstown, Pennsylvania.

Presidenti i kompanisë së famshme për krijimin e filmave dhe librave komik Marvel, Dan Buckley përmes një telegrami ka thënë se “Familja Marvel po e vajton humbjen e Ditkos”.

“Steve e transformoi industrinë dhe Universin Marvel, dhe trashëgimia e tij s’do të harrohet asnjëherë. Mendimet tona janë me familjen, të dashurit, dhe fansat e tij gjatë kësaj kohe të trishtueshme”, ka thënë Buckley.

Edhe Superheronjtë ekzistojnë Kulturë Superheronjtë ekzistojnë

Kurse Jim Lee, botues i DC Entertainment (shtëpia e Batmanit dhe Supermanit), në disa postime në Twitter ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e Ditkos, ndërsa thotë se ai ka punuar edhe në DC gjithashtu.

Kurse DC Comics përmes një postimi në Twitter ka thënë se, “Steve Ditko ishte një nga krijuesit më të jashtëzakonshëm të librave komik, dhe na tregoi se ka një hero në secilin prej ndesh”.