Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Superheronjtë ekzistojnë

In memoriam: Stan Lee (1922-2018), krijuesi i superheronjve, i cili vetë doli të ketë qenë një njeri me aftësi të veçanta

Të hënën që shkoi, në Los Angeles të Californias, në moshën 95 vjeçe, u shua Stanley Martin Lieber, apo siç njihet kudo – Stan Lee.

Bashkëkrijues i disa prej personazheve më ikonike të pop-kulturës së shekullit 20, superheronjve të vizatuar, prej të jashtëzakonshmit Spider-Man dhe të fuqishmit Iron Man, e deri tek mutantët e X-Men dhe gjiganti i gjelbër Hulk, Stan Lee ka lënë pas vetes një trashëgimi që shkon larg përtej asaj që mund të lexohet në mijëra strip-revista të shtëpisë së tij botuese Marvel Comics. Superheronjtë e Stan Leesë - të cilët rëndom i ka krijuar bashkë me disa prej artistëve më të famshëm të novelave grafike amerikane, si Jack Kirby, Steve Ditko, John Buscema e John Romita – ka kohë që e kanë kaluar kufirin e zhanrit të tyre, për të dalë në skenën e filmit, teatrit dhe muzikës, duke u etabluar përfundimisht edhe si një fenomen me vlera të pranuara artistike e kulturore.

Stan Lee karrierën e nisi qysh në vitet ‘30 të shekullit të kaluar, së pari si ndihmës dhe korrier në ndërmarrjen botuese Timely Comics, e cila me kohë do të evoluojë në Marvel Comics dhe të cilën vetë Stan do ta ngrejë në majën e fushës së stripave dhe novelave grafike amerikane në vitet ‘60, duke krijuar kështu atë që sot njihet si gjigant global në industrinë e zbavitjes.

Qysh në vitet ’70 superheronjtë e Marvelit do të pushtojnë botën – prej Amerikës dhe Evropës deri në Azi, Afrikë e Australi, personazhet me superfuqi të ndryshme do të dominojnë faqet e revistave për të rinj, duke krijuar kështu, bashkë me filmat e Hollywoodit, depërtim të plotë të mënyrës amerikane të jetesës edhe në fushat e kulturës dhe artit, me gjithë kritikat e shumta për dominim të faktorit komercial dhe mungesë të nivelit artistik.

Edhe “Spider-Man: Brand New Day”, publikohet traileri final i filmit të ri Showbiz 5 o. më parë “Spider-Man: Brand New Day”, publikohet traileri final i filmit të ri

Por Stan insistonte se zbavitja është një prej gjërave më të rëndësishme në jetën e njeriut, pa të cilën jeta do të ishte shumë më e rëndë, për dikë ndoshta edhe e papërballueshme./ Agron Bajrami

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)