Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Valentino mbyll javën e “Paris Haute Couture”

Java e modës në Paris vjeshtë-dimër 2018/2019 përfundoi të mërkurën me një shfaqje të markës së njohur italiane, Valentino.

Koleksioni u frymëzua nga Maria Callas e ditëve revolucionare të karrierës së saj të viteve '60.

63 veshjet u dizajnuan në stilin e po asaj epoke, transmeton emisioni Express në KTV.

U deshën 1.120 orë për ta krijuar të gjithë koleksionin.

Drejtori kreativ i Valentino Pierpaolo Piccioli mori një mori lëvdatash për krijimet e tij.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm