Roli në filmin që bazohet në ngjarje të vërteta nga Lufta e Dytë Botërore, aktorin e ri kosovar, Val Maloku, e ka çuar në vendin e ëndrrave të secilit që merret me film - Hollywood.
Në fotot e agjencive prestigjioze botërore e videot e publikuara në rrjete sociale, i veshur me një smoking të kuqërremtë, ai shihet teksa pozon e jep nënshkrime për adhuruesit që qëndrojnë në afërsi të “ArcLight Hollywood”- rrjetit të kinemave i hapur më 2002, shkruan sot “Koha Ditore”.
Premiera në Hollywood e filmit “The Zookeeper’s Wife”, u dha të hënën mbrëma, dy javë pas asaj botërore në Poloni. Në Varshavë, Maloku kishte marrë vëmendje duke pozuar përkrah aktores me nam, Jessica Chastain.
“Variety.com” i ka dedikuar një artikull premierës së “The Zookeeper’s Wife” në Hollywood... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Val Maloku midis yjve botërorë në premierën e “The Zookeeper’s Wife”
-
Filmi me Val Malokun do të shfaqet edhe në Kosovë paralel me botën
-
Aktorja e famshme hollivudiane komplimenton aktorin Val Maloku
-
Rrëfimi i aktorit Val Maloku, 13 vjeçi që po luan krahas aktorëve ndërkombëtarë
-
Kosova atraktive dhe e lirë për kineastë projektesh madhore, sonte në “Express”