Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Val Maloku midis yjve botërorë në premierën e “The Zookeeper’s Wife”

Prishtinë, 9 mars - Disa orë pas premierës botërore të filmit “Zookeeper’s Wife”, Val Maloku ka qenë ende pa fjalë. “Po e pret reagimin e publikut”, ka thënë i ati i tij. “Vetë është pa tekst si zakonisht”.

Aktori i ri kosovar të martën mbrëma shkeli tepihun e kuq dhe pozoi para fotoreporterëve në krah të aktorëve me nam, në premierën e filmit “The Zookeeper’s Wife”. Aktorja amerikane e nominuar për “Oscar”, Jessica Chastain, e ftoi atë t’i afrohej për t’u fotografuar, pasi të dy ishin të veshur me ngjyrë të njëjtë: të kaltër. Ekipi i filmit që bazohet në ngjarje të vërteta nga Lufta e Dytë Botërore është bashkuar në Varshavë, për të shënuar me një ceremoni premierën botërore.

“The Zookeeper’s Wife” rrëfen historinë e asokohe drejtorit të kopshtit zoologjik, Jan Zabinski, dhe gruas së tij Antonina, të cilët bashkë kishin shpëtuar rreth 300 njerëz, shumica prej të cilëve hebrenj, duke u siguruar strehë në bodrumin e objektit. Fatmirësisht okupuesit nazistë gjermanë asnjëherë nuk e kishin marrë vesh këtë. Maloku e luan rolin e djalit të Janit e Antoninas, Ryszardit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Image