Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Usaid fton artistët e rinj të dërgojnë vepra arti

USAID në Kosovë, ka kënaqësinë të ftojë artistë të rinj të dërgojnë vepra arti për fushatën “Imagjinoni Kosovën”.Si e imagjinoni ju Kosovën?

Qëllimi i fushatës është të portretizojë zhvillimin pozitiv të Kosovës përgjatë dekadës së ardhshme.

Format e pranueshme për dorëzim të veprave janë: piktura, fotografi dhe dizajne grafike.

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë një email të interesit së bashku me veprën e bashkangjitur në [email protected], ose të dorëzojnë një kopje në:

Zero Pozitive Publicis, rr.Filip Shiroka nr. 27, 10000 Prishtinë.

Së bashku me veprën e artit, aplikantët duhet të shkruajnë historinë pas veprës dhe kontaktin e tyre. Propozimet duhet të pranohen jo më vonë se data 19 Gusht 2019.

Edhe Prishtina hap thirrjen publike për projektpropozime kulturore Arbëri Prishtina hap thirrjen publike për projektpropozime kulturore

Propozimet që përmbushin qëllimin e fushatës, tregojnë historinë më të mirë dhe ofrojnë cilësinë më të mirë artistike do të përzgjedhen. Punët e përzgjedhura do të shfaqen në një ekspozitë në Muzeun Kombëtarë të Kosovës, e cila do mbahet në fund të gushtit. Veprat e përzgjedhura gjithashtu do të paraqiten në një libër si botim special për përdorim dhe shpërndarje nga USAID.

Procesi i përzgjedhjës do të bëhet përmes bashkëpunimit të USAID dhe Zero Pozitive.

*Artikulli i sponsorizuar nga USAID në Kosovë