Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ura e Kurçajt në Nikël të Krujës e patrajtuar

Ura e Kurçajt ndodhet në jug të Krujës në hyrje të fshatit Kurçaj të komunës së Niklës, nga ana e Krujës, mbi lumin e Zezës, që buron nga Qafështama.

Ura e Kurçajt i shërbente rrugës së shkurtër të karvanëve Tiranë-Krujë, sipas këtij itinerari: Tiranë-Zall Herr-Rradhesh-Mukaj-Buronjë-Kurçaj-Barkanesh-Krujë.

Në thembrat e qemerit të madh ruhen vrimat e trarëve të poshtëm të armaturës së harkut.

Është ndërtim i shekullit XVIII. Në faqet ballore është e punuar me gurë pllakë të zinj, vendosur shtrirë, ndërsa kalldrëmi është i bërë me breza, tip shkallësh.

Këta breza ngrihen mbi bazën e kalldrëmit rreth 10-15 cm dhe shtriheshin çdo 100-120 cm.

Sot, këto ura nuk janë më funksionale veç kalimit mbi to të ndonjë udhëtari kurioz, bariu me bagëti apo dhe kalimi i kafshëve apo kopeve.

Edhe Çarshia e Vushtrrisë e ura afër 90 vjet e vjetër SOT Çarshia e Vushtrrisë e ura afër 90 vjet e vjetër

Por ato kanë vlera arkitektonike dhe historike, për këtë janë shpallur dhe monumente kulture.

Përderisa mbajnë një status të tillë, duhet treguar kujdes ndaj tyre dhe duhen mirëmbajtur.