Prishtinë, 22 tetor – Axhib Tusha, i cili me mjeshtërinë e tij mori epitetin “Marubi i Kaçanikut”, nuk jeton më. Fotografi që konsiderohet të jetë i pari i këtij qyteti ka vdekur të dielën. Ai ishte 79 vjeç. Miqtë, familjarët e bashkëpunëtorët ia kanë dhënë lamtumirën e fundit, të dielën, kur edhe është varrosur në qytetin e tij të lindjes.
Në homazhet e shumta që janë bërë për të, në rrjete sociale, ai është cilësuar njeri i veçantë që dha shumë për qytetin e Kaçanikut duke u bërë kësisoj edhe simbol i tij. Pasionin për fotografinë ai e ndoqi për fiks gjashtë dekada dhe atë pasion e barti edhe të djemtë e tij, Radam, Agron e Kjahil Tusha.
Ekspozita e tij e fundit, me titull “Një jetë me fotografi” ishte hapur në shkurt të këtij viti, në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ekspozita përfshinte fotografi bardhezi të realizuara gjatë viteve të ndryshme e që dokumentonin jetën e qytetit. Qytetarë duke pushuar nëpër çajtoret e qytetit apo edhe pjesëtarë të ekipeve futbollistike, ishin disa prej personazheve të pasqyruar në fotografitë e kësaj ekspozite, që u hap më 16 shkurt të këtij viti.
Tusha do të mbahet në mend si ikonë e qytetit të Kaçanikut, mjeshtër, koleksionist e arkivisti më i madh i fotografisë i këtij qyteti (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
E bukura e përjetshme e Fadil Berishës që s’njeh kufij
-
“Marubi” avancon standardet e konservimit të arkivit
-
Vdiq Astrit Dushi, figurë e shquar e radios
-
Përkujtohen 19 të rënët për liri nga fshati Doganaj
-
I mbijetuari i masakrës së Dubravës reagon për ekspozitën: Turp institucional, është një plagë që na është rikthyer