Kulturë

Trombonisti i depërtimit tek ana shpirtërore e njeriut

Foto: Arben Llapashtica / Koha

Kompozimi i parë që trombonisti zviceran, Armin Bachmann, kishte luajtur ishte “Der Ring des Nibelungen” e Richard Wagnerit. Bachmann kujton se atëherë ishte 20-vjeçar. Kur interpretimi i veprës kishte përfunduar, ai thotë se “kishte përjetuar një nokaut’.

“Muzika më preku thellë”, e përshkruan atë moment me një fjali. Tregon se diçka e tillë i ka ndodhur edhe në vitet në vazhdim. Edhe sot 59-vjeçar thotë se muzika vazhdon të prekë shpirtin e tij. Kjo i ndodh shpesh pasi që studimet, të cilat i përfundoi në Gjermani dhe Zvicër, kanë rezultuar në udhëtime dhe angazhime të shumta. Bachmann ka qenë trombonist në disa orkestra prestigjioze evropiane. Ai, gjithashtu, ishte aktiv në paraqitjet e tij në kultivimin e muzikës kamertale, duke interpretuar me ansamble si “Swiss Brass Consort”, “Ensemble Contrasts Nuremberg”, “Duo Pazzo Munich” e të tjera.

Si solist i vlerësuar, ka interpretuar me orkestra simfonike, grupe të instrumenteve të tunxhit dhe kolektive muzikore zvicerane të njohura si “Ländlerkapelle”. Përveç punës së tij si instrumentist, ai gjithashtu është dirigjent i bandave frymore dhe anëtar jurie në shumë gara prestigjioze ndërkombëtare. Ka dhënë masterklase gjithandej. Edukimi dhe muzika janë thelbësore për të.

“Edhe politikanët duhet të merren me muzikë”

“Kur luaj shpejt ju pasionoheni. Por kur luaj melodi të lehta e arrij të prek shpirtin tuaj. Atëherë jam unë fituesi”, thotë Bachmann. Lidhja që ai ka me muzikën mund të ketë filluar rastësisht – kishte pranuar që të luante në trombon për ta plotësuar numrin e anëtarëve në bendin e vëllait të tij – por është e fuqishme. Sipas tij, pikërisht muzika ka mundësinë që t’i bashkojë njerëzit në një kohë kur, sipas tij, ata nuk po arrijnë që të jetojnë së bashku... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)