Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Trileri që vë në pah mikro-tiranitë

Ka një moment në këta filmat me grindje kur një nënë e tërbuar ia vë thonjtë në fyt vajzës së saj rebele. Dora e saj shndërrohet për një sekondë në një kthetër dhe fytyra e vajzës ndryshon pamje duke mos i rezistuar sulmit. Por, pas një çasti, nëna e saj mendon më mirë për këtë, heq dorën e saj dhe qetësohet, mbase e poshtëruar që ka zbritur në nivelin fëmijëror të vajzës së saj, duke mos pasur mundësi që të largohet me një kërcënim. Asnjë pikë gjaku nuk është derdhur, por është momenti më autentik i kësaj dhune të imagjinueshme.

Ky film debutues i metrazhit të gjatë, nga regjisori iraniano-kanadez Sadaf Foroughi, merr atë që përndryshe mund të jetë një dramë banale familjare me një vajzë adoleshente me prindër të rreptë dhe e shndërron në diçka që i ngjan një trileri politik.

Në Iranin e sotëm dhe në shumë shoqëri të tjera të rrepta një vajzë adoleshente që supozon t’i sfidojë prindërit dhe mësuesit e saj të krijon ndjesinë e një disidenti në një shtet policie, përherë duke ruajtur sekrete, duke u marrë në pyetje dhe duke u ngacmuar nga autoritetet, duke vënë çdo herë miqtë e saj në telashe si bashkëpunëtorë të mundshëm dhe duke humbur ata miq pasi që të njëjtit vendosin se ku qëndron besnikëria e tyre.

Kamera e Foroughit nganjëherë duket si një pajisje mbikëqyrjeje, duke regjistruar skenat nga pozicione fikse të cilat ndonjëherë prenë kokat dhe nuk tregojnë një nga personazhet në një skenë dialogu... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)

Artikuj të ngjashëm