Si asnjëherë në finalen e Eurovizionit sivjet do të ngjiten në skenë dy shqiptarë e një shqiptare, shumë arsye që të ndihemi mirë.
Këngëtari shqiptar Ermal Meta, i cili këtë vit përfaqëson Italinë në Eurovizion, ka performuar mbrëmë në skenën e kësaj gare, në Portugali.
Ai bashkë me Fabrizio Moron kanë performuar këngën “Non Mi Fatto Niente”, por të njëjtit kanë paraqitur këngën e tyre të titruar në shumë gjuhë të botës, e duke pasur parasysh se Ermal Meta vjen nga Shqipëria, nuk ka pasur se si të mos përfshijë edhe gjuhën shqipe.
Zyrtarisht, në skenën e Eurovizionit kjo dyshe do të ngjitet në mbrëmjen finale, të shtunën, shkruan KultPlus.
Në mbrëmjen finale të këtij manifestimi më të madh muzikor, do të ngjiten në skenë tre shqiptarë – Eugent Bushpepa (për Shqipërinë), Ermal Meta (për Italinë) dhe Eleni Foureira (përfaqëson Qipron).