Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shqipëria siguron finalen e Eurovisionit

Shqipëria e përfaqësuar me Eugent Bushpepën me këngën “Mall” ka siguruar një vend në finalen e Eurovisionit.

Eugent Bushpepa ishte i treti që u ngjit në skenë me këngën “Mall” në gjysmëfinale.

Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani, transmeton tch.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila siguroi finalen me Qipron.