Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Trans” për ritualin e dervishëve shpaloset në ShBA

Veprat e artistit vizual kosovar Burim Myftiu do të shpalosen në galerinë “Dudley Mary Marks Lea” në Universitetin e Findlay në ShBA, në ekspozitën që do të hapet me datën 3 të muajit tetor. Ekspozita e Myftiut sjell një seri të fotografive, të cilat fokusohen në traditën islamike të ritualit të dervishëve.

Ky ritual rrallëherë i fotografuar është kapur nga kamera e Myftiut. Ekspozita titullohet “Trance”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kuratori i kësaj ekspozite, dhe përgjegjësi për këtë ngjarje, Andrew du Fresne, ka thënë për mediat amerikane se ideja ka ardhur pas një vizite të tij në Kosovë në vitin 2017 për të filmuar dhe shkruar rreth eksperiencës së tij në vend.

Seria e fotografive të Myftiut përfshin 20 sosh dhe për herë të parë po ekspozohen në ShBA. Këto fotografi janë përmbledhje e një procesi të gjatë të punës gati 15-vjeçare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)