Kulturë

Fotografia si teatër i përditshëm për Burim Myftiun

Përditshmërinë e ngrin në bardhezi. Për fotografin Burim Myftiu, fotografia është teatri i përditshëm ku çdo ditë rifillon një lojë e re, raporton KOHA.

Për të dashuria për fotografinë erdhi krejt natyrshëm. Familja dhe Prizreni ishin vendet ku u ndez dëshira e tij për të fotografuar.

Myftiu njihet si artist që përmes artit të tij fotografik sjell projekte konceptuale në mënyrë kontomperane.

“Ëndrrat e thyera” titullohet projekti i tij që tematizon luftën në një kontekst tjetër. E kukullat e vitrinave të shitoreve janë fytyrat që e pasqyrojnë kujtesën.

Meqenëse një pjesë të karrierës e ka zhvilluar në Amerikë, veçantia e tij është se me projektet e zhvilluara ka tentuar gjithnjë t’u qëndrojë besnik rrënjëve.

Puna e Burim Myftiut është prezantuar në publikime, libra, galeri, koleksione dhe ekspozita të fotografisë në Shqipëri, Kosovë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Së shpejti ai do ta sjellë ekspozitën e tij personale në Shkup.