Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Tramvaji "D" bën ilustrimin e një udhëtimi nëpër Vjenë

Seria Tramvaji “D" bazohet në një bisedë që artisti David R. Smyth e ka dëgjuar në mes të dy vajzave gjatë udhëtimit të tij me tramvajin “D” në Vjenë. Kjo seri përmban piktura që formësojnë frazat: “Well, it is like, you know! For Sure! Know what I mean!...”, shkruan sot Koha Ditore .

Shkronjat e mëdha janë të përziera në strukturën e pikturave, e cila përbëhet nga kontura të formave të zgjatura që shpërndahen në të gjitha drejtimet. Shpërndarja e tillë e shkronjave i huton shikuesit – gjë që ishte edhe tendencë e artistit. Ai gjatë udhëtimit të tij me tramvaj po mundohej të kuptonte më shumë nga biseda e këtyre dy vajzave, e cila zhvillohej anglisht (në gjuhën e artistit), por nuk po kuptonte asgjë përpos një përsëritjeje të njëpasnjëshme të fjalëve të njëjta. Ishte i habitur nga ky fakt që nuk mund ta kapte thelbin e temës, edhe pse po e kuptonte gjuhën e tyre dhe ishte i ulur mu pranë tyre në tramvaj.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm