Fillimi duket krejt i rëndomtë, kur dy valltaret sillen nëpër skenë sikur duan të thonë “ja ku jemi”. Ato shëtisin nëpër skenë dhe më pas largohen. Annie Hanauer dhe Lora Judokaite më pastaj bëhen pjesë e një cikli të shpalosjes së vetvetes.
Secila në mënyrën e vet, sjell një lloj autoportreti përmes të cilit tregohet se si ajo që mund të kenë qenë pengesë dikur, sot është arma e tyre fortë. Përmes lëvizjeve në skenë ato i tregojnë publikut se gjithçka me të cilën ballafaqon jeta, qoftë për të mirë apo për të keq duhet kthyer në diçka pozitive, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ato hapin botën e tyre të madhe, universin që projektojnë në mendje për t’i ftuar të pranishmit që të bëhen pjesë e këtij udhëtimi. Ky rrugëtim përmes lëvizjeve zhvillohet në performancën bashkëkohore “Tordre” të koreografit francez, Rachid Ouramdane. Storiet e Hanauer dhe Judokaite përmes syve të koreografit, sjellin luftën e brendshme, shpalosjen dhe në fund pranimin.
“Tordro” erdhi të shtunën në Prishtinë në kuadër projektit të “France Danse Orient Express” Ambasadës franceze në Kosovë, e cila në fillim të muajit tetor solli edhe balerinin Angelin Prejlocajn në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Kjo shfaqje është prodhim i qendrës së vallëzimit “CCN2-Centre” të cilin koreografi Ouramdane e udhëheq bashkë me Yoann Bourgeois. Kjo kompani tashmë e ka dërguar këtë shfaqje nëpër vende të ndryshme, derisa Prishtina u bë destinacioni i fundit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Kabare 1999” – liria si festë e dëshpëruar, plagë e këngë që s’mbaron
-
“FemArt” me “Çliroje mendjen” synon shërimin e fuqizimin e gruas
-
“Java e Frankofonisë” në jubile elektrizon në ritmet ndërkulturore
-
“Kill The Pain” me muzikë sjell anët e bukura të jetës
-
“Olympe de moi” në betejën e pionieres së feminizmit