Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Tjetërsimi i simbolit të arkitekturës brutaliste

Krim arkitektonik është cilësuar ajo që kishte nisur t’i ndodhte objektit të Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës.

Tash, ku gati sa nuk ka përfunduar veshja e betonit karakteristik të ndërtesës, vepër e arkitektit të njohur slloven, Edvard Ravnikar, dy studente po qëndrojnë mu te shkallët në hyrje të Fakultetit, shkruan sot “Koha Ditore”. Nuk duan të prononcohen publikisht, por për studenten veshja me fasadë e godinës ka një lidhje me shoqërinë shqiptare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo më duket se e paraqet tamam pasqyrën e popullit shqiptar, që brenda është katastrofë e pamjes së jashtme, aparencës, i kushtohet shumë rëndësi. Objekti brenda është shumë i dëmtuar, ndërsa jashtë po bëhet modern”, ka thënë ajo.

As asaj, e as kolegut të saj nuk i pengon ndërhyrja që po bëhet.

“Nëse duhen ruajtur vlera të një objekti të moçëm, mendoj se ka mjaft objekte të tjera në të cilat mund të pasqyrohet e vjetra. Nuk mendoj se duhet sakrifikuar studentët dhe shëndeti i tyre, në emër të mbrojtjes së vlerave të vjetra”, thotë ai. “Objekti ka qenë shumë i ftoftë. Betoni automatikisht ta jep ndjenjën e të ftoftit”, shton më tej studenti i Elektroenergjetikut.

Një tjetër student, që po qëndronte në njërën nga pushimoret e hollit të gjerë brenda objektit, ndan mendim pothuajse të njëjtë.

“Ky është objekt i cili u dedikohet studentëve dhe unë e shoh si të nevojshme ndërhyrjen. Madje mendoj se në objekt duhet bërë renovime edhe në pjesën e brendshme”, thotë Dardan Gjoka (21).

Por krejt ndryshe mendojnë profesorë e arkitektë. Qe organizuar madje edhe protestë me synimin që të ndalet ndërhyrja shkatërruese në pamjen e moçme të objektit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.