Kulturë

Tingujt e violinës së Olen Çesarit ”ndezin” Pallatin e Kongreseve në Tiranë

Tiranë, 20 prill – Tingujt e fortë të violinës së Olen Çesarit, që kanë bërë për vete mijëra artdashës në mbarë botën, ndezën mbrëmë Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Violinisti i njohur shqiptar, që ka shëtitur gjithë botën dhe e ka bërë këtë shëtitje pjesë të muzikës së tij dhe orkestrës International Clandestine Orchestra, solli për publikun 40 këngë nën tingujt e violinës e tij, raporton ATSH.

Në koncert e ftuar speciale ishte edhe sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula, e cila interpretoi nën tingujt e violinës së tij disa arie të njohura popullore. Por të ftuar ishin edhe disa artistë ndërkombëtarë.

“Kam fatin të kem me vete jo vetëm Caros Paz dhe Lavinia Mancusi, por edhe divën tonë Inva Mula, me të cilën ritakohemi në skenë mbas disa viteve, që nga 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë”, është shprehur Çesari.

Koncerti, i cili zgjati për më shumë se dy orë, ishte një nga rastet e pakta kur një violinë arrin të jetë qendra e një spektakli madhështor muzikor.Në një pjesë të koncertit Olen Çesari ndaloi dhe kujtoi një ngjarje historike të veçantë të Luftës Botërore, gjatë së cilës populli shqiptar mbrojti dhe strehoi hebrenjtë.koncert inva mula (2)

Pas fjalës së tij, ai interpretoi një muzikë hebreje, dedikuar një feste të veçantë që ata kanë. Ky koncert i violinistit Olen Çezari dhe i orkestrës International Clandestine Orchestra, do të jepet edhe sot në Pallatin e Kongreseve, për shkak të kërkesave të larta të publikut kryeqytetas.

Rruga e tij si violinist nisi pikërisht në Durrës, në qytetin e lindjes, ku menjëherë ra në sy si një “fëmijë gjeni”koncert inva mula (3), për shkak të aftësive të tij interpretuese. Luan për herë të parë në një skenë në moshën 5-vjeçare. Falë talentit të tij, ai do t’i kalonte shumë shpejt etapat që moshatarët e tij do të duheshin shumë vite t’i kalonin.

Pasi ishte shpallur instrumentisti më i mirë në Shqipëri, në vitin 1989 largohet drejt Italisë me një bursë studimi, ku fillon menjëherë jetën koncertore në skena të rëndësishme, si Palazzo Barberini dhe Akademia e Francës në Romë me koncerte për violinë të kompozitorëve ëieniaëski, Sibelius, Glasunov, Tchaikovsky, Bach e Mendelssohn. Ishte vetëm 14 vjeç, kur do të luante në mënyrë të shkëlqyer “24 Capriçi” të Nicolò Paganini.

Një vit më vonë fiton çmimin “Rodolfo Lipizer” dhe në moshën 17-vjeçare diplomohet maksimalisht në Konservatorin Conservatorio S. Cecilia në Romë, duke u bërë violinisti më i ri i diplomuar në historinë e konservatorit roman. Të tjera çmime dhe koncerte do të pasonin. Do të diplomohej për të tretën herë në Austri, po maksimalisht, vetëm brenda një viti nga katër. Zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fillon të eksplorojë tëkoncert inva mula (4) gjitha zhanret muzikore nga xhazi, në soul, rep, kauntri etj., për t’u rikthyer sërish në Romë pas tri vitesh, në udhëkryqin e të gjithë muzikantëve.

Bashkëpunon me emra të mëdhenj të muzikës italiane, jo vetëm klasike. Luan me Lucio Dallën në turneun e tij botëror, duke shkelur skenat më të rëndësishme, madje duke interpretuar edhe për Papa Gjon Pali II. Po ashtu ka bashkëpunuar e Anna Oxa, Simone Cristiçhi, Sergio Cammariere. Krijon muzikë filmash. Në vitin 2010 publikon albumin “UNEXPECTED” (Olen Art), që shumë shpejt do të zërë vendin e parë të shitjes në i-Tunes. Që atëherë, bashkë me grupin e tij International Clandestine Orchestra, ka shëtitur në vende të ndryshme të botës.

{gallery}