E pranoj se leximi mbi drobitjet e një personi të pastrehë mes vuajtjeve të tanishme ka pak apel, por në të vërtetë unë gjeta ngushëllim në storien e Camilas, një nofkë të cilën Lauren Sandleri e përdor për personazhin kryesor në librin e saj më të ri, “This Is All I Got”.
22-vjeçarja domenikane, Camila, është egërsisht impulsive, e zgjuar, e rryer dhe e bukur. Ajo gjithashtu nuk ka një vend për të jetuar. Dhe siç kishte thënë gjatë një interviste Matthew Desmond, autori që fitoi çmimin “Pulitzer” për “Evicted”, “pa një strehë të sigurt, gjithçka tjetër bëhet copë e grimë”, shkruan “The New York Times”, transmeton KOHA.
Kështu është edhe për Camilan me përjashtim të asaj që ajo mbahet me ngulm për të gjetur ca normalitet dhe për të imagjinuar një të ardhme me bollëk, edhe për veten, edhe për të birin.
Sandler, autore e librave të mëhershëm “One and Only” dhe “Righetous”, fillimisht e njohu Camilan më 2015 në Brooklyn në një strehimore ku ajo shërbente si vullnetare.
Camila, e cila punon shumë për ta treguar veten si dikush e zonja, është e veshur me një bluzë të bardhë dhe një palë brekushe. Sandler shkruan se ajo ndjeu “mendjen e saj të merrte revan, mendimet e saj të zdërhalleshin përpara teksa ajo po e merrte veten. …Nga ai takim i parë unë ndjeva që ajo ishte gruaja që gjakonte të dilte nga kjo strehë, larg nga rrethanat e së kaluarës së saj, drejt diçkaje më ambicioze e solide. Dhe derisa po e njihja atë, brenda dhe përtej rrëfimit së saj, një gjë ishte e qartë për mua: nëse Camila nuk e përdor zgjuarsinë dhe këmbënguljen e saj për ta bërë sistemin të punojë për të, askush tjetër nuk do ta bëjë”.
Edhe
Hayden Panettiere në librin autobiografik tregon përballjet e pakëndshme me disa nga yjet e Hollywodit
Është një nga gjërat që e bën Camilan kaq apeluese. Ajo nuk e merr aq mirë autoritetin, sidomos kur dikush nuk e respekton atë. Kur takon ndonjë burokrat, ajo del e armatosur mirë. Ajo mban me vete certifikatën e lindjes në rast se i duhet të provojë se është ajo vetë. Ajo regjistron bisedat dhe mban shënime të hollësishme.
Përballjet janë të marrëzishme. Është pak t’i quash kafkiane. Për ndihmën e qerasë, Camila duhet të bëjë pesë udhëtime drejt qendrës së punës, ndonjëherë duke pritur deri në tri orë. Ndonjëherë, ajo ulet në ndonjë karrige plastike në dhomën e pritjes për të parë që poshtë është një pellg urine – dhe ajo duhet të vendosë nëse duhet të shkojë në banjë apo të rrezikojë të humbë radhën.