Shoqata e Malazezëve të Kosovës, në bazë të Statutit të saj, ka marrë vendim që të themelojë Shpërblimin ndërkombëtar për letërsi “Radovan Zogoviq”.
Sipas njoftimit të kësaj shoqate, shpërblimi do t’u ndahet krijuesve nga e tërë bota, krijimtaria e të cilëve përmban vlera të larta letrare dhe artistike dhe do të promovojë paqen, miqësinë dhe vlerat universale, mbi të cilat bazohet bota e civilizuar, transmeton Koha.net.
Kryetari i Shoqatës dhe i Unionit të Malazezëve të Kosovës, Slobodan M.Vujiçiq, bën të ditur se çmimi i pare do të dorëzohet në solemnitetin me rastin e Ditës së Malazezëve në Republikën e Kosovës.
Radovan Zogoviq, shkrimtar malazias, i cili për së gjalli shfaqi dëshirën që të varrosej në Kosovë, në një fshat të Deçanit, në kohë të ndaluara u këndoi shqiptarëve dhe vuajtjes së tyre nën regjimet që i shtypnin ata, dhe trimërisë e burrërisë shqiptare. Të kujtojmë këtu vetëm “Këngët për Ali Binakun”.
Një rrugë në Prishtinë mban emrin e këtij shkrimtari e humanisti.
-
Malazezët e Kosovës kërkojnë që rruga Deçan – Plavë të marrë emrin Radovan Zogoviq
-
Lulzim Tafa, fitues i çmimit ndërkombëtar për letërsi “Radovan Zogoviq”
-
Vlahoviq: Zogoviqi, poet që denoncoi padrejtësitë në Kosovë dhe simbol bashkimi mes popujve
-
Themelohet çmimi letrar “Adem Demaçi”
-
Malazezët e Kosovës urojnë shqiptarët për Ditën e Flamurit