Liverpooli është një qytet britanik që jeton e merr frymë nga trashëgimia e tij muzikore dhe sportive. Fortesa e “The Beatles” është e pashmangshme, me turne të shumtë, përfshirë një ku mund të bësh një selfie me “The Fab Four” para se të marrësh një vagon përgjatë lumit Mersey.
Skulptura të tjera përgjatë qytetit vënë në pah yje të tjera të muzikës, përfshirë këngëtarin Billy Fury dhe këngëtaren Cilla Black. Ajo që çuditërisht është dokumentuar më pas është se një nga grupet më të njohura britanike me afro-amerikanë, po ashtu, vjen nga Liverpooli: “The Real Thing”, katërshja pop-soul që solli hitet si “You To Me Are Everything” (1976), “Can’t Get By Without You” (1976) dhe “Can You Feel The Force?” (1979). Këta njerëz të stuhishëm gjithashtu kanë shkruar edhe deklarata me rëndësi për shoqërinë, që vihen në pah si me hitin “Children Of The Ghetto” (nga albumi i tyre “4 From 8” i vitit 1977): një kënge klasike që u ripërpunua nga yjet si Mary J. Blige, Earth, Wind & Fire’s Philip Bailey dhe saksofonisti i jazzit, ylli Courtney Pine. “The Real Thing” ishin një alternativë tjetër e “Fab Four”.
Në vitin 2020, “The Real Thing” janë subjekt i dokumentari të ri të gjatë, “Everything – The Real Thing Story” me regji të Simon Sheridanit dhe posa ka lansuar një album të kompiluar, përderisa datat e turneut të tyre shtrihen përgjatë gjithë vitit. Ata tani janë një duo, Chris Amoo dhe shoku i fëmijërisë Dave Smith (Vëllai i madh i Eddiet vdiq në vitin 2018; shoku i bendit Ray Lake vdiq në vitin 2000), mirëpo ritmi i “The Real Thing” nuk ka të ndaluar për një gjysmëshekulli. Kur i pashë duke luajtur në “London’s Jazz Cafe” në një natë me shi nga mesi i javës, fuqia në mënyrë drithëruese është e pranishme në karizmin e Amoos e Smith, vokalet përvëluese, një katalog i pasur, me ndjekës të gjeneratave të ndryshme.
“Kur e filluam këtë grup në fillim, ne vetëm dëshironim që të këndonim në skenë; nuk menduam për incizime”, shpjegon Ammo, shumë shkurt pas koncertit në Londër. “Nëse do të bënim diçka, do ta bënim së bashku”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)