Larg, përtej kodrave të errëta të Kosovës, bien bomba, duke krijuar shtëllunga tymi me shkëndija natën në qiell. Zhurma e gjëmimeve dhe kërcitjeve dëgjohen më pas dhe është indikacion i qasjes së pamëshirshme rigoroze të regjisorit serb Ognjen Gllavoniq, në filmin e tij debutues të metrazhit të gjatë: shpërthimet asnjëherë nuk janë në plan të parë.
Në vend të tyre, ndjekim një kamion të vogël që shkon poshtë kodrës. Brenda, disa burra të inatosur, përfshirë Vlladanin (aktori kroat Leon Luçev, së fundmi ka luajtur në filmin e mrekullueshëm të Alen Drljeviqit “Men Don’t Cry”) shmangin kontaktin me sy, grinden për para dhe koten pak, me gjithë lëkundjet dhe faktit se në dritare reflektojnë shtëpitë që digjen dhe pemët pa gjethe.
Kjo është Kosova e vitit 1999, kur fushata e bombardimit të NATO-s po vazhdonte për një kohë të gjatë saqë është bërë pjesë e përditshmërisë, si një sehire e stërzgjatur e motit të keq...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)