Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“The Happy Prince” për vitet e fundit të Oscar Wildes

Është rol të cilin është i lindur ta luajë dhe këtë e bën me saktësinë e duhur të madhështisë që kërkohet.

Rupert Everett e ka shkruar skenarin, ka bërë regjinë dhe luan në dramën që flet për vitet e fundit të jetës së Oscar Wildes: agonia poshtëruese e azilit në Napoli dhe në Paris pasi që lirohet nga burgu pas dënimit për “paturpësi vulgare”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky ka qenë rezultat i aferës së tij me Lord Alfred “Bosie” Douglas, babai i tërbuar i të cilit, Marquess of Queensberry, kishte provokuar veprimin katastrofal të shpifjes për Wilden pas një akuze për “paraqitje si homoseksual”. Por ai e kishte shkruar këtë fjalë keq dhe ky gabim i tij në fillim të filmit është përmirësuar. Në fund të filmit na sjell informacion irritues se subjekti i tij pas vdekjes “është falur” nga autoritetet britanike. Është Wilde të cilit duhet t’i kërkohet falje, shkruan Koha Ditore.

Filmi i Everettit është i mbushur me kujtime nga ditët më të mira të Wildes dhe me optimizmin e tij fillestar kur arrin në Francë me anije. Por koha e tashme e filmit na e paraqet atë duke jetuar dhe vdekur në mjerim e sëmundje, duke iu dorëzuar shokut të përjetuar në ankthin e burgut, i tallur dhe britanikët që e njihnin, i pambrojtur nga pseudonimi “Sebastian Melmoth”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore.